Celebrities Gossip Showbiz

“Lirinë dhe durimin tim…”, Arbenita Ismajli e denoncoi për dhunë fizike, ja reagimi në Instagramin e Feros!

Lidhja e modeles Arbenita Ismajli me reperin e njohur Fero, me të cilin ka dhe një vajzë të vogël prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero dyshohet se është arrestuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.

Sipas mediave të Kosovës, dhuna është zhvilluan në banesën e tyre në Gjilan. Situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

E teksa deri më tani nuk kishim asnjë reagim, më në fund Arbenita me anë të një Instastory ka reaguar në lidhje me atë çfarë ka ndodhur. Ama pas reagimit të saj vjen edhe një reagim në Instagramin e Feros, i cili dhe pse është në paraburgim mesa duket ka autorizuar dikë për menaxhimin e Instagramit të tij.

Drejtësia është thik me dy teha, varet nga cili kënd e drejton?…E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur. Unë jam munduar të jem i kulturuar dhe të kam lejuar të merresh me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim e ke keqpërdorur deri në maksimum. E tani pasi e ke sjell punën deri në nivel gjyqësor tani të presim si po vendos drejtësia. Unë para Zotit edhe vetes jam i drejtë . Kur e vërteta del në shesh. I drejti zhytet, por nuk mbytet. Për mua kjo është një sprovë jetësore jetësore dhe do më kalis më fortpër jetë. Shihemi në gjyq…

Faleminderit mam që je përkujdesur për Ninën që nga lindje e saj deri më tani. Faleminderit mam për gjithçka.