Pasò Sport

“E ka shpresën te Ronaldo”, edhe pse tifoz me Manchester United, Gert Vaso nuk shprehet optimist për përballjen me City-n!

E si mund të jetë e premtja aq sportive sa duhet pa “Paso”? Ashtu si çdo të premte vetëm për dëgjuesit e TAR, vjen një analizë e detajuar e gjithë ndodhive në futboll gjatë javës dhe të atyre që do të zhvillohen. Këtë episod të “Paso”, në mesin e shumë të ftuarve ishte edhe balerini i mirënjohur Gert Vaso, i cili si një fans i Manchester United bëri një analizë të gjendjes së skuadrës.

Teksa ditën e nesërme do të mbahet ndeshja Manchester United me Manchester City, Vaso i pyetur se si mendon se do të përfundojë kjo ndeshje, ai është shprehur jo optimist për skuadrën të cilën pëlqen.

Unë ku ta gjej ta fitojë Manchester Unites, por nuk e besoj. E shikoj të vështirë. Pas humbjes me Liverpool nuk pashë ndonjë ndryshim. United është kthyer mbrapa dhe ka shpresën te Ronaldo. Jam shumë tifoz realist, dua fitore të merituar jo me hall. Manchester ka kohë që nuk i afrohet fitores së Premier League.  

Balerini, gjithashtu ka folur dhe për lojtarin më të përfolur që aktualisht është në skuadrën e Manchester United, duke u shprehur se nuk është më ai që ka qenë më parë.

Pati një lloj mospëlqimi me Greenwood, ndoshta fjalët e Ronaldos i mori Cavani për bazë. Nuk ishte keq, por Ronaldo nuk është më ai që ka qenë më parë. E kam parë të vrapojë më shumë te ndeshjet e fundit se sa te të parat. 

E teksa biseda u zhvendos në kampionatin italian dhe Derby-n që do të mbahet Milan-Inter, Vaso zbuloi skuadrën për të cilën bën tifo dhe cila skuadër mendon ai se do ta fitojë.

Në kampionatin italian, e vetmja skuadër që bën futbollin më të bukur është Milani. Janë me meritë aty ku janë. Ndeshja Milan-Inter nuk mendoj të jetë spektakolare. Milani edhe me barazim do ishte i nderuar, do i interesonte edhe barazimi.