Celebrities Gossip Showbiz

E ka tradhtuar Icardi-n?! Reagon Wanda Nara: “Nuk mund t’ju gënjejë…”

Wanda Nara ka përfunduar përsëri në qendër të mediave rozë, pasi duket se martesa e saj me Mauro Icardi-n po shkon drejt fundit. Kjo, jo vetëm për shkak të sulmuesit argjentinas, por edhe të vetë modeles argjentinase e cila në vendlindjen e saj akuzohet se ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një futbollist tjetër. Kjo ka qenë arsyeja pse shumë gazetarë i kanë bërë pritë në aeroport Wanda Nara-s, kur ajo po largohej nga Argjentina për t’u kthyer në Europë. Fjalët e para të Wanda-s për gazetarët ishin:

Preferoj të mos flas rreth kësaj gjëje, gjithçka në rregull.

Pas insistimit të tyre për një prononcim, ajo u ndal vetëm pak sekonda duke shprehur se:

Juve nuk mund t’ju gënjejë. Për këtë arsye nuk ju them asgjë. E dimë shumë mirë situatën, por është intime.

Më pas, Nara ka udhëtuar drejt Europës dhe është takuar me Icardin. Rikujtojmë, se trekëndëshi i dashurisë mes Wanda-s, Icardit dhe modeles Eugenia Suarez bëri bujë gjithandej e kudo po flitej për ta. Wanda tregoi pak kohë më parë për atë që ndodhi me bashkëshortin nëpërmjet një letre dedikuar atij. Rikujtojmë se së fundmi Mauro Icardi nënshkroi një kontratë me Wanda-n për të shpëtuar martesën e tyre.

Kjo do të thotë se ai duhet t’i japë asaj të gjitha pasuritë e tij deri në vitin 2050. ‘TYC Sports’ pretendon se sulmuesi i Paris Saint-Germain i ka dhënë Wanda-s të drejtat për të gjitha kontratat e tij, aktuale dhe të ardhshme, si dhe pronat që ai zotëron aktualisht. Kujtojmë se Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.