Celebrities Gossip Showbiz

Kur ta bën gruaja 8 me 2, pas tradhtisë së bujshme Mauro Icardi nënshkruan kontratë me Wanda Nara!

Së fundmi thuhet se Mauro Icardi ka nënshkruar një kontratë me bashkëshorten e tij, Wanda Nara për të shpëtuar martesën e tyre. Kjo do të thotë se ai duhet t’i japë asaj të gjitha pasuritë e tij deri në vitin 2050. Icardi dhe Wanda janë përfshirë në një bujë ngjarjesh javët e fundit. Ata janë ndarë, janë bashkuar, janë ndarë sërish, por tani duket se do të kthehen bashkë për momentin. Megjithatë, nuk ka ardhur pa sakrifica nga Icardi.

‘TYC Sports’ pretendon se sulmuesi i Paris Saint-Germain i ka dhënë Wanda-s të drejtat për të gjitha kontratat e tij, aktuale dhe të ardhshme, si dhe pronat që ai zotëron aktualisht. Raporti pretendon se kontrata e Icardit do të zgjasë deri në vitin 2050. Kjo do të thotë se Wanda është tani pronare e vetëm e një kompanie të quajtur ‘World Marketing Football’, të cilën çifti e themeloi së bashku kur Icardi luante për Interin.

Të përfshira në atë paketë është një apartament në Milano dhe një shtëpi në Lake Como në Itali. E gjithë kjo ngjarje nisi pasi Wanda akuzoi Icardin për tradhti me aktoren dhe modelen argjentinase, China Suarez. Por, së fundmi Wanda tregoi për atë që ndodhi.

Në një postim të gjatë në Instagram, gruaja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas të PSG-së shkroi:

Çdo ditë kërkoja divorcin e në fund arritëm një marrëveshje. Më bëri të kuptoj se nuk kam gjë, nëse nuk jam me të. U rizgjodhëm, të dua Mauro! Fotot e muajve të fundit tregojnë sa të lumtur ishim bashkë.

Gjithashtu është publikuar dhe letra të cilën Mauro i dërgoi bashkëshortes së tij për t’i kërkuar falje asaj…

Edhe një herë t’i tregova gjërat siç të thashë. Kurrë nuk të kam gënjyer apo shpikur gjëra, thjesht kam bërë një gabim të keq. Ti ke nënshkruar gjithçka që ne ëndërronim tetë vjet më parë, gjërat që donim të bënim së bashku dhe të ndërtonim një të ardhme së bashku. Të thashë të kërkosh divorcin, por thellë-thellë është gjëja më e keqe që mund të më ndodhë. Shpresoj që të kënaqesh me gjithçka tani, por e di që nuk jam njeri i keq. Unë jam një person i mirë dhe të dhashë gjithçka. Ti e di, të gjithë e dinë. Unë jam një baba i mirë, jap jetën time për vajzat e mia dhe jam krenar për këtë. Nuk më interesojnë gjërat materiale. Të kam dhënë gjithmonë ato gjëra. Unë jam milioner, por vishem me rroba H&M dhe Amazon. Ti e di mirë këtë. Si rezultat i gjithë kësaj, unë nuk mund të vazhdoj të duroj keqtrajtimin tënd ndaj meje, neglizhimin tënd ndaj meje, po tregohesh e keqe me mua si gjithmonë. Të gjitha këto dhe më shumë. Unë nuk e meritoj këtë. Shpresoj të jesh e kënaqur me gjërat e tua materiale. Tani, ti do që të shkruash me ata djem. Shpresoj që futbollisti i ardhshëm të jetë 1% e asaj që isha për ty. Ti je e verbër dhe nuk mund të shohësh përtej telefonit, do vetëm budallallëqe dhe t’i dërgosh gjërat në shtyp. Nuk do ta prisja kurrë nga ti, por unë jam i vërtetë dhe e di që njerëzit ndryshojnë. Faleminderit për gjithçka që ishim. Faleminderit për dy vajzat që më dhe. Faleminderit që më dhe mbështetjen për të cilën kisha nevojë dhe më vjen keq që e dreqosa dhe humba gjithçka për një gabim. Shpresoj të jesh e lumtur, e meriton, edhe nëse nuk e gjen atë pranë meje.