Javën e kaluar kudo në media u përfol se marrëdhënia e futbollistit Mauro Icardi-t dhe partneres së tij Wanda-s ishte në krizë. Tradhtia dukej se ishte shkaku dhe ishte postimi i Wanda-s që trazoi rrjetin. Trekëndëshi i dashurisë mes Wanda-s, Icardit dhe modeles Eugenia Suarez ka bërë bujë gjithandej e kudo po flitet për ta. Wanda Nara tregoi së fundmi për atë që ndodhi me bashkëshortin Mauro Icardi në javët e fundit e në rrjetet sociale ka zgjedhur të publikojë një foto me të, duke mbyllur përfundimisht, kapitullin më të vështirë të historisë së tyre të dashurisë.
Tani është publikuar dhe letra të cilën Mauro i dërgoi bashkëshortes së tij për t’i kërkuar falje asaj dhe që rezultoi që ajo të kthehej sërish në krahët e tij. Ai i shkroi:
Edhe një herë t’i tregova gjërat siç të thashë. Kurrë nuk të kam gënjyer apo shpikur gjëra, thjesht kam bërë një gabim të keq. Ti ke nënshkruar gjithçka që ne ëndërronim tetë vjet më parë, gjërat që donim të bënim së bashku dhe të ndërtonim një të ardhme së bashku. Të thashë të kërkosh divorcin, por thellë-thellë është gjëja më e keqe që mund të më ndodhë. Shpresoj që të kënaqesh me gjithçka tani, por e di që nuk jam njeri i keq. Unë jam një person i mirë dhe të dhashë gjithçka. Ti e di, të gjithë e dinë. Unë jam një baba i mirë, jap jetën time për vajzat e mia dhe jam krenar për këtë. Nuk më interesojnë gjërat materiale. Të kam dhënë gjithmonë ato gjëra. Unë jam milioner, por vishem me rroba H&M dhe Amazon. Ti e di mirë këtë. Si rezultat i gjithë kësaj, unë nuk mund të vazhdoj të duroj keqtrajtimin tënd ndaj meje, neglizhimin tënd ndaj meje, po tregohesh e keqe me mua si gjithmonë. Të gjitha këto dhe më shumë. Unë une nuk e meritoj këtë. Shpresoj të jesh e kënaqur me gjërat e tua materiale. Tani, ti do që të shkruash me ata djem. Shpresoj që futbollisti i ardhshëm të jetë një për qind e asaj që isha për ty. Ti je e verbër dhe nuk mund të shohësh përtej telefonit, do vetëm budallallëqe dhe t’i dërgosh gjërat në shtyp. Nuk do ta prisja kurrë nga ti, por unë jam i vërtetë dhe e di që njerëzit ndryshojnë. Faleminderit për gjithçka që ishim. Faleminderit për dy vajzat që më dhe. Faleminderit që më dhe mbështetjen për të cilën kisha nevojë dhe më vjen keq që e dreqosa dhe humba gjithçka për një gabim. Shpresoj të jesh e lumtur, e meriton, edhe nëse nuk e gjen atë pranë meje.
Megjithatë, teksa të gjithë menduam se telenovela e tyre mori fund me dedikimin që 34-vjecarja i bëri argjentinasit ku zbuloi se pas divorcit kishin zgjedhur sërish njëri-tjetrin, mesazhe të reja dalin në skenë. Janë mesazhet e Icardit dërguar Suarez ku sulmuesi argjentinas shprehet se nuk e do më gruan e tij. Pa e pyetur askush asgjë, argjentinasi filloi t’i thoshte Suarez se ishte në telashe me Wandën. Në një moment, ai tha: ‘Dua të ndahem me Wandën, nuk dua të jem më me të.’ Sipas prezantuesit, Icardi tha diçka mjaft të fortë në mesazhet e tij me Suarez: ‘Kam ndalur ta dua atë, e mendoj si motrën time”.