Celebrities Gossip Showbiz

E kanë marrë mësysh me siguri/Katy Perry rrëzohet përsëri në skenën e “American Idol”!

Nuk e dimë se cili është problemi i Katy Perry por një gjë është e sigurtë, e kanë marrë mësysh! Nuk është hera e parë që në emisionin “American Idol” i ndodhin incidente. Kësaj here këngëtarja u rrëzua dhe ra nga karrigia e saj teksa kishte veshur një kostum të sirenës së famshme të filmave vizatimorë, Ariel. Ylli 37-vjeçar i muzikës pop ishte veshur si personazhi i Sirenës së Vogël nga përralla e famshme e “Disney”-t në spektaklin e talenteve “American Idol” nga ku ajo është edhe anëtare jurie që nga viti 2018.

Katy kishte një problem me veshjen e saj sepse nuk mund të ecte me kostumin e ngurtë dhe për këtë u ndihmua nga kolegët e tjerë Lionel Richie, Luke Bryan dhe nga prezantuesi i spektaklit, Ryan Seacrest, teksa zuri vendin e saj në qendër të tryezës së jurisë. Ata e sollën Katyn duke përdorur një karrrige me rrota dhe e ndihmuan këngëtaren të hipte në karrigen e saj. Ryan më pas filloi të prezantojë garuesin e parë të mbrëmjes, por prezantimi i tij u ndërpre në mes nga zhurma e një përplasjeje në tokë sepse ishte artistja ajo që humbi ekuilibrin dhe ra. Luke qeshi me Katyn përpara se të bashkohej me Lionelin dhe Ryanin për ta ndihmuar atë të ngrihej.

Publiku më pas shpërtheu me ovacione duke thënë: “Katy! Katy! Katy!”, për t’i dhënë asaj mbështetje, ndërkohë që me të dëgjuar këtë, këngëtarja filloi të buzëqeshte.

Vlen të theksohet gjithashtu se gjatë një interviste të dhënë së fundmi me ‘Out Magazine’, Katy Perry në rezidencën e saj në Las Vegas tregoi se si ndihet të ketë tekstet e saj më ikonike referencë në muzikën e artistëve të rinj. Pasi intervistuesi Taylor Henderson i tha këngëtares se një brez i ri artistësh frymëzohet nga puna e saj. Në lidhje me këtë ajo zgjodhi që të shprehej duke thënë se kjo e bën atë të ndihet “e vjetër” teksa shikon tekstet e saj të kthehen në këngë të reja.