Celebrities Gossip Showbiz

I ndodh e papritura gjatë performancës në emision/ Çfarë bën Katy Perry për të dalë nga situata!

Incidente gjatë performancave në skenë ndodhin gjithmonë. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren e njohur Katy Perry e cila ka pësuar një incident të sikletshëm ndërsa ishte duke perfomuar në skenën e “American Idiol”. Bukuroshja 37-vjeçare ishte duke përforcuar këngën “Teenage Dream” kur papritur iu grisën në pjesën e pasme pantallonat. Ajo e kaloi këtë skenë duke qeshur dhe më pas për ta “mbuluar”, stafi ka sjellë një shirit ngjitës për të “izoluar” ekspozimin e padëshiruar.

Vlen të theksohet gjithashtu se gjatë një interviste të dhënë së fundmi me ‘Out Magazine’, Katy Perry në rezidencën e saj në Las Vegas tregoi se si ndihet të ketë tekstet e saj më ikonike referencë në muzikën e artistëve të rinj. Pasi intervistuesi Taylor Henderson i tha këngëtares se një brez i ri artistësh frymëzohet nga puna e saj. Në lidhje me këtë ajo zgjodhi që të shprehej duke thënë se kjo e bën atë të ndihet “e vjetër” teksa shikon tekstet e saj të kthehen në këngë të reja.

Perry ka treguar se është një gjë e mrekullueshme të shohësh se muzika e saj vazhdon të jetë e lidhur edhe me gjeneratat e reja.

Kjo do të thotë se muzika është ende jehonë. Kjo do të thotë se mesazhi është ende i vërtetë për njerëzit. Është kënaqësi! Është e mrekullueshme të kesh atë vulë.