Celebrities Gossip Music

Po ia kalon stafetën artistëve të rinj? Katy Perry ka një shpjegim për këtë!

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi me ‘Out Magazine’, Katy Perry në rezidencën e saj në Las Vegas dhe tregoi se si ndihet të ketë tekstet e saj më ikonike referencë në muzikën e artistëve të rinj.

Pasi intervistuesi Taylor Henderson i tha këngëtares se një brez i ri artistësh frymëzohet nga puna e saj. Në lidhje me këtë ajo zgjodhi që të shprehej duke thënë se kjo e bën atë të ndihet “e vjetër” teksa shikon tekstet e saj të kthehen në këngë të reja.

Olivia Rodrigo këndon “where’s my f—ing teenage dream” në “Brutal”, duke iu referuar këngës hit të Perry-t, ndërsa Fletcher përshtati “I Kissed a Girl” në “girls girls girls”.

Perry ka treguar se është një gjë e mrekullueshme të shohësh se muzika e saj vazhdon të jetë e lidhur edhe me gjeneratat e reja.

Kjo do të thotë se muzika është ende jehonë. Kjo do të thotë se mesazhi është ende i vërtetë për njerëzit. Është kënaqësi! Është e mrekullueshme të kesh atë vulë.

Rikujtojmë se hiti “I Kissed A Girl” i këngëtares së njohur Katy Perry ishte një këngë që bëri shumë bujë në kohën e publikimit, por diçka që me siguri nuk dinit, është se kënga është frymëzuar nga një aktore shumë e njohur. Bëhet fjalë për Scarlett Johansson.

Katy ka rrëfyer se muza frymëzuese për hitin e famshëm është Johansson dhe se nëse aktorja do të donte të dilte me të, ajo nuk do të refuzonte. Madje, këtë ia ka bërë të qartë edhe të dashurit të saj asokohe.