Celebrities Fashion Showbiz

E kush më mirë se ajo?! Kim Kardashian na prezanton me trend-in e ri të xhinseve!

Ajo është padiskutim një ikonë modë dhe çdo veshje e saj kthehet menjëherë në trend. Së fundmi, ylli televiziv Kim Kardashian ka vendosur t’i japë një tjetër kuptim xhinseve të grisura. Kim dëshmoi me xhinset e fundit nga koleksioni pranverë-verë 2022 i Ludovic de Saint Sernin, se çdo gjë në trupin e saj krijon një stil të ri dhe unik.

Xhinset ishin të plota përgjatë anëve dhe në pjesën e përparmë të zinxhirit. Përveç xhepave të zinj, gjithçka tjetër ishte tërësisht e krijuar përmes fijeve të grisura deri te thembrat.

Kim pas këtyre fotove ka shkruar se:

Fol më pak dhe thuaj më shumë.

Ndërkaq, Kim Kardashian dhe partneri i saj Pete Davidson, janë dyshja më e përfolur e momentit. Sipas mediave të huaja, së fundmi thuhet se çifti vizituan gjyshërit e Pete në ishullin Staten, teksa Davidson po xhironte për një film në New York. Ata ndaluan në rezidencën, e cila ishte pranë vendxhirimit të Pete. Sjellim në vëmendje se Kim e ka takuar tashmë mamane e tij Amy vitin e kaluar.

Gjithashtu është raportuar se Pete ka takuar një pjesë nga familja e Kim, duke përfshirë mamanë e saj Kris. Pavarësisht zhvillimeve të mëdha në raportin e tij, ka ende persona të rëndësishëm nga jeta e Kim, të cilët Pete ende si ka takuar. Bëhet fjalë për fëmijët e saj. Kim ka katër fëmijë me ish-burrin Kanye West, North, Saint, Chicago dhe Psalm.