Celebrities Music Showbiz

E paparashikueshme…njihuni me surprizën e rradhës nga Dua Lipa!

Ajo nuk di të ndalet, kjo është pak po e sigurt! Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa së fundmi ka dhënë përsëri një lajm të rëndësishëm që ka “ngrirë” zemrat e fansave të saj. 25-vjeçarja ka njoftuar se është nominuar 3 herë, konkretisht në: “Female Solo Artist”, “British Single (Physical)”, “Mastercard Album of The Year”.

Këtë lajm ajo e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Instagram.

3 Nominime!!!! Faleminderit @brits. Mezi po pres të ju shoh të gjithëve atje.

Ditën e djeshme ajo ka treguar se do të jetë e pranishme gjithashtu si e ftuar speciale në “Brit Awards” për të performuar. Rikujtojmë, se çmimet “Brit Awards 2021” do të ndahen më 11 maj në arenën London O2 dhe do të drejtohet nga komediani, Jack Whitehall.

Pas gjithë këtyre sukseseve të një pas njëshme, Universiteti Oksfordit propozoi disa ditë më parë që në vend të Mozart-it të studiohet Dua Lipa.

Disa ditë më parë gjithashtu, Dua emocionoi me disa fjalë zemre për albumin më të rëndësishëm të jetës së saj, “Future Nostalgia”. Ky album vazhdon të jetë një nga albumet e preferuara për publikun dhe diva e muzikës pop ka shkruar një mesazh të gjatë falënderues për të gjithë.