Celebrities Gossip Showbiz

E provuan të qëndronin larg njëri-tjetrit por dështuan, Jason Momoa dhe Lisa Bonet i japin një tjetër shans martesës së tyre!

U tha se një prej historive më romantike të dashurisë në Hollywood i erdhi fundi. Jason Momoa dhe Lisa Bonet lëshuan një deklaratë të përbashkët të postuar në Instagram para pak kohëve duke njoftuar se i dhanë fund martesës së tyre. Ndërkaq, ata shkruajtën se:

Ne të gjithë e kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese… Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritja nga ndryshimet sizmike që po ndodhin. Dhe kështu, ne ndajmë lajmin se po ndahemi. 

Por, mesa duket ata janë penduar që janë ndarë. Së fundmi, disa burime pranë çiftit kanë thënë për “Hollywood Life” se dyshja e njohur ka vendosur t’i japë një tjetër shans martesës.

Kanë ndryshuar mendje dhe Jason është kthyer në shtëpi.

Rikujtojmë se çifti janë bashkë prej 16 vitesh dhe të martuar prej 5 vitesh. Ata kanë qenë gjithmonë një nga çiftet shembull për jetëgjatësinë në Hollywood dhe lajmi i ribashkimit i ka gëzuar shumë fansat. Sa i përket arsyeve që çuan në ndarjes e dyshes thuhet se një prej motiveve lidhet me vaksinimin anti-COVID. Ndërkaq, Momoa e Bonet nga lidhja e tyre disa-vjeçare kanë dy fëmijë, djalin 13-vjeç Son Nakoa-Wolf dhe vajzën Lola, 14-vjeçe.

Sjellim në vëmendje se Jason Momoa është në negociata për të luajtur në pjesën e ardhshme të 10-të të ekskluzivitetit “Fast & Furious”. ‘THR’ raporton se Momoa mund të jetë duke luajtur një nga rolet në film si armik, përballë Dominic Toretto të yllit Vin Diesel.