Celebrities Film & Tv

Pa prisni pak! Jason Momoa do të jetë pjesë e kastit të “Fast & Furious”?

Jason Momoa thuhet se po i bashkohet familjes së madhe! Aktori 42-vjeçar është në negociata për të luajtur në pjesën e ardhshme të 10-të të ekskluzivitetit “Fast & Furious”, sipas mediave të shumta duke përfshirë “The Hollywood Reporter”, “Deadline” dhe “Variety”.

THR raporton se Momoa mund të jetë duke luajtur një nga rolet në film si armik, përballë Dominic Toretto të yllit Vin Diesel. Në lidhje me këtë lajm “Universal Pictures” nuk ka bërë asnjë reagim. Filmat e ardhshëm të 10-të dhe të 11-të “Fast & Furious” do t’i japin fund një prej ekskluziviteteve me fitimet më të larta në botë. Regjisori Justin Lin do të jetë në krye, duke shtuar pesë filmat e tij të mëparshëm gjithashtu.

Së bashku me Diesel, pritet të kthehen yjet e vjetër Michelle Rodriguez, Sung Kang, Ludacris, Jordana Brewster, Tyrese Gibson dhe Nathalie Emmanuel. Po ashtu po rikthehet edhe Cardi B, e cila pati një paraqitje shumë të përfolur në “F9”. Gjatë një interviste për “Entertainment Tonight” Diesel për Cardi B e cila luan Leysa në “F9”, tha se:

Ne jemi shumë të emocionuar për evoluimin e karakterit të saj dhe për ta përfshirë atë deri në finale. Ajo ia doli në kohë. Ajo erdhi në “Fast 9” në kohën e duhur.

Një anëtar i kastit të kaluar që nuk do të kthehet është Dwayne “The Rock” Johnson. Në një intervistë me CNN të botuar para pak kohësh, Johnson, iu drejtua një postimi në Instagram të bërë nga Diesel në muajin nëntor në të cilin aktori 54-vjeçar i kërkoi publikisht Johnson-it të ribashkohej në ekskluzivitetin e dashur të filmit. Por Dwayne e quajti lëvizjen e Diesel “një shembull të manipulimit të tij”.

Unë u befasova shumë nga postimi i fundit i Vin. Qershorin e kaluar, kur Vin dhe unë në fakt nuk u lidhëm për mediat sociale, i thashë drejtpërdrejt  dhe privatisht  se nuk do të kthehesha në ekskluzivitet. Isha i vendosur, por i përzemërt me fjalët e mia dhe thashë se do të isha gjithmonë mbështetës i kastit dhe gjithmonë do të shprehesha se filmi ishte i suksesshëm, por që nuk kishte asnjë shans që të kthehesha. Unë fola privatisht edhe me partnerët e mi në “Universal”, të cilët të gjithë ishin shumë mbështetës pasi e kuptonin problemin. Nuk më pëlqeu që ai përmendi fëmijët e tij në këtë post, si dhe vdekja e Paul Walker. Lërini ata jashtë saj. Ne kishim folur muaj më parë për këtë dhe e arritëm me një mirëkuptim të qartë. Qëllimi im gjatë gjithë kohës ishte t’i jepja fund udhëtimit tim të mahnitshëm me këtë ekskluzivitet të jashtëzakonshëm siç është “Fast & Furious” me shumë mirënjohje.

Fast & Furious 10 është planifikuar të dalë në kinema më 7 Prill 2023.