Celebrities Gossip Showbiz

E vetmja gjë që Rihanna nuk mund të bëjë në jetë!

Ylli i muzikës pop Rihanna thotë se e vetmja gjë që nuk mund të bëjë në jetë, të paktën deri tani është një vajzë. 35-vjeçarja, e cila ka djemtë RZA dhe Riot me të dashurin e saj A$AP Rocky, duket se po planifikon të ketë më shumë se dy fëmijë. Kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë që ajo nuk mund të bënte, bukuroshja tha për E!News se:

Deri më tani, të kem vajza.

Me këtë këngëtarja la të kuptohet se tashmë është duke planifikuar për një fëmijë të tretë:

Mendoj se do të kem prapë një djalë herën tjetër. Ne thjesht do të kryqëzojmë gishtat.

Rikujtojmë, se Riri dhe A$AP Rocky u bënë prindër të djalit RZA në maj 2022 dhe më pas mirëpritën Riot, në gusht 2023. Dyshja e njohur janë në lidhje që nga viti 2020. Sa i përket planit profesional, Rihanna thuhet se po planifikon fshehurazi rikthimin e saj në industrinë e muzikës me një turne rikthimi të vlerësuar prej 32 milionë dollarësh, pas ndërprerjes së saj 7-vjeçare nga industria e muzikës. Është raportuar se superylli po planifikonte një turne botëror për vitin 2024/2025 pasi kishte arritur një marrëveshje mbresëlënëse me Live Nation.

Krahas turneut të saj, këngëtarja 35-vjeçare mësohet se ka në punë edhe dy albume me material të ri. Një burim i tha Mirror se: “Rihanna po planifikon në heshtje një turne rikthimi pas marrëveshjes së saj me Live Nation“. Sipas burimit, ajo dhe ekipi i saj krijues kanë dalë me një plan për të punuar në një turne botëror në Los Anxhelos. Rihanna thuhet se do të nënshkruajë turneun sapo të jetë gati të kthehet në punë.