Celebrities Gossip Music Showbiz

Sa e fshehtë paska qenë…/Rihanna po planifikon një turne botëror dhe dy albume!

Ylli i muzikës pop Rihanna thuhet se po planifikon fshehurazi rikthimin e saj në industrinë e muzikës me një turne rikthimi të vlerësuar prej 32 milionë dollarësh, pas ndërprerjes së saj 7-vjeçare nga industria e muzikës. Është raportuar se superylli po planifikonte një turne botëror për vitin 2024/2025 pasi kishte arritur një marrëveshje mbresëlënëse me Live Nation. Krahas turneut të saj, këngëtarja 35-vjeçare mësohet se ka në punë edhe dy albume me material të ri.

Një burim i tha Mirror se: “Rihanna po planifikon në heshtje një turne rikthimi pas marrëveshjes së saj me Live Nation“. Sipas burimit, ajo dhe ekipi i saj krijues kanë dalë me një plan për të punuar në një turne botëror në Los Anxhelos. Rihanna thuhet se do të nënshkruajë turneun sapo të jetë gati të kthehet në punë.

Ndërkaq, kush mund ta harrojë performancën e jashtëzakonshme të bukuroshes nga Barbadosi në Super Bowl 2023 në pjesën e parë? Kostumi i saj ngjyrë i kuq nga shtëpia e modës Loewe tanimë është në shitje. Shtëpia e modës vendosi të publikojë një edicion special të veshjes së këngëtares, e cila gjendet në internet për vetëm 2740 euro.