Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë!

Këngëtari i njohur Ed Sheeran dhe partnerja e tij Cherry Seabron janë bërë prindër për herë të dytë. Ishte vetë këngëtari që njoftoi në Instagram se ai dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn, mirëpritën një tjetër vajzë. Sheeran publikoi një foto të një palë çorapeve të bardha në një batanije ngjyrë kafe dhe shkroi:

Dua t’ju njoftoj të gjithëve se mirëpritëm edhe një tjetër vajzë të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të dhe tejet të lumtur që jemi bërë një familje prej 4 personash.

Rikujtojmë, se çifti janë prindër edhe të një vajze 1-vjeçare të quajtur Lyra Antarctica. Sheeran dhe Seaborn u njohën në vitin 2015 dhe u martuan në janar të vitit 2019. Pavarësisht se artisti i njohur ka bërë të ditur se nuk i pëlqen që të postojë për jetën e tij private në rrjetet sociale së fundmi vendosi të bënte diçka ndryshe. Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto së bashku me partneren e tij ku surprizoi me deklaratën për të.

Cherry Seaborn kishte ditëlindjen dhe me këtë rast, artisti kishte zgjedhur që ta uronte në mënyrën më të bukur. Ndërkaq, pasi shfaqi bukurinë e Ukrainës në videoklipin e tij më të ri, Ed Sheeran po bën pjesën e tij edhe për të mbështetur vendin në këtë kohë lufte në të cilën ndodhet. 31 vjeçari, lançoi videoklipin për këngën e tij “2step” dhe zbuloi se ai dhe bashkëpunëtori Lil Baby xhiruan klipin në Kiev vitin e kaluar, përpara sulmit të Rusisë në fund të shkurtit në vend.