Tech

Edhe Australia ndalon TikTok-un në pajisjet shtetërore!

Së fundmi, Australia ka ndaluar TikTok-un nga të gjitha pajisjet në pronësi të qeverisë federale për arsye sigurie, duke u bërë vendi më i fundit aleat i SHBA-së që ndërmerr masa kundër aplikacionit në pronësi kineze. Ndalimi nënvizon shqetësimet në rritje se Kina mund të përdorë kompaninë me bazë në Pekin, në pronësi të ByteDance Ltd, për të mbledhur të dhënat e përdoruesve.

Gjithashtu rrezikon rinovimin e tensionit diplomatik midis Australisë dhe partnerit të saj më të madh tregtar, pasi gjërat u lehtësuan disi që kur kryeministri Anthony Albanese mori detyrën në maj në krye të një qeverie laburiste. TikTok tha se ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer nga vendimi i Australisë, duke thënë se ishte veprim politik, e jo fakt.

Ndërkaq, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në Komisionin për Integrimin Evropian propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale TikTok. Ndërkaq, edhe NATO ka ndaluar zyrtarisht stafin që të shkarkojnë aplikacionin e mediave sociale TikTok në pajisjet e tyre të ofruara nga NATO, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

Kina tha se do të “kundërshtonte fuqishëm” çdo shitje të detyruar të TikTok, në përgjigjen e saj të parë të drejtpërdrejtë ndaj kërkesave të administratës Biden që pronarët kinezë të aplikacionit të shesin pjesën e tyre të kompanisë ose të përballen me një ndalim në tregun e saj më të rëndësishëm.