Aktualitet

Edhe deputeti socialist, Fatmir Xhafaj kundër hartës së re gjyqësore!

Me kundërshtimet e avokatëve e të opozitës në lidhje me hartën e re gjyqësore që shkurton numrin e gjykatave në vend bashkohet edhe deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, i cili shënjestroi Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Edhe Ministria e Drejtësisë, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë në shkelje të rëndë të ligjit dhe u bënë gati dy javë mos gaboj që nuk ka gjyqe.

Debati për hartën e re gjyqësore u zhvendos  në Kuvend nga opozita e cila këmbëngul  në llogaridhënien e autorëve të hartës se re gjyqësore.
Partia Demokratike kërkon që të thërrasë në dëgjesë ministrin e Drejtësisë, KLGJ, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve për problematikën e hartës e re gjyqësore. Në fillim të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputetja Dhurata Çupi u shpreh:

Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Eshtë çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave.

Pas kërkesës së PD-së, kryetarja e komisionit Klotilda Bushka tha kjo dëgjesë do të rakordohet që të zhvillohet në datën 11 ose 12 korrik.

Fatmir Xhafaj shtoi:

Unë jam i lemerisur sepse do të thotë se deri tani, tre vjet që nuk kanë marrë mendimin e Ministrisë së Financave. Atëherë kjo është shqetësuese!

Në skaner të ligjvënësve edhe performanca e  institucioneve  të drejtësisë, ku hartuesi  i ndryshimeve kushtetuese  nuk e fshehu pakënaqësitë  për standardin e dyfishtë të prokurorëve.

Numri i veprave  penale, në vitin 2021 kanë ardhur në ulje. Shumë më ulët përdorimi i këtyre instrumenteve. Pse? Sepse nuk duan ta bëjnë prokurorët këtë gjë sepse kanë qëllime të tjera, edhe korruptive dhe thonë që nuk na i pranon gjykata.

Opozita kërkoi që në projektrezolutën vjetore  për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, të përfshihej edhe  presioni politik i ekzekutivit, propozim qe u la pezull pasi dokumenti u la të shikohet sërish.