Në “Big Brother VIP Albania Post”, ku u diskutuan momentet më të komentuara pas finales së edicionit të pestë, nuk munguan edhe situatat e papritura në studio.
Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje erdhi nga opinionistja Monika Kryemadhi, e cila i surprizoi të gjithë me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe intime drejtuar finalistit Mateo dhe partneres së tij, Brikenës.
Po pas daljes nga shtëpia, a bëtë dashuri?
-ishte pyetja që shkaktoi reagime të menjëhershme në studio.
Moderatori Ledion Liço ndërhyri menjëherë, duke u shprehur:
O Monika, po çfarë i ke këto pyetje, këto janë shumë intime
-duke reflektuar sikletin e krijuar në atë moment.
Megjithatë, Mateo zgjodhi ta marrë situatën me humor, duke dhënë një përgjigje që shkaktoi të qeshura dhe u bë menjëherë virale:
O Monika, unë dhe Brikena bëjmë dashuri sa herë shihemi me sy.
Mateo dhe Brikena kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania”, duke mbajtur vazhdimisht vëmendjen e publikut përmes marrëdhënies së tyre dinamike brenda shtëpisë.