Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pak orë kanë mbetur, zbulohet hyrja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri! Ja ku do kalojnë VIP-at e “BBV3”!

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Vetëm pak më parë Top Channel ka zbuluar pamje nga hyrja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aty ku do kalojnë VIP-at e “BBV3”. Vendi duket se po vezullon që tani me drita dhe mure gold. Duket që në hyrje se çdo është gati me çdo detaj.

Surprizat ende nuk kanë filluar… Ndiqni sonte Big Brother Vip në orën 21:00, vetëm në Top Channel!

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Teksa ka nisur numërimi mbrapsht, konfirmohet edhe banorja e dytë. Mbi 12 vite në gazetari, Ledjona Xheladinaj e ka nisur profesionin si korrespondente e qarkut të Korçës. Aktualisht, punon si gazetare në një program investigativ, ku në fokus ka kryesisht maniakët, pedofilët, por edhe abuzues të tjerë. Kronikat dhe historitë që ajo ndjek janë bërë vazhdimisht virale në rrjet. Ledjona pritet të bëhet sonte pjesë e shtëpisë së famshme dhe emri i saj konfirmohet zyrtarisht pas atij të Meriton Mjekiqit.

Po të tjerët kush janë?