Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Edhe pse e kritikojnë se përdor shumë photoshop, Kris Jenner shfaqet si rrallëherë pa make-up!

Jemi mësuar që gjithmonë t’i shikojmë yjet Kardashian të shfaqen në publik të rregulluara dhe mjaft të mbajtura sa i përket jo vetëm veshjes por edhe make-up. Ka patur edhe shumë raste kur Khloe, Kim apo Kourtney kanë zgjedhur që të mos përdorin make-up dhe të shfaqen thjeshtë fare. Së fundmi edhe mamaja e tyre Kris Jenner u pa me një look pa grim duke shijuar pushimet me të dashurin e saj Corey Gamble.

Kris, e cila njihet për paraqitjet e saj mahnitëse me make-up, dukej e përsosur pasi vendosi të tregonte lëkurën e saj të vërtetë dhe hoqi filtrat në internet, fondatinën dhe qerpikët e rremë. Ylli i serialit u fotografua e veshur me një fustan, të cilin e kishte shoqëruar me një shall të zi. Vathët e saj përputheshin me byzylykun e saj dhe syzet e zeza po përdoreshin nga ajo për të mbrojtur sytë.

Fotot tregojnë se ajo po drekonte së bashku me partnerin e saj dhe çifti shoqërohej nga biznesmenët Davin Geffen dhe Michael Kives së bashku me partnerët e tyre. Michael, bashkëthemelues dhe partner menaxhues i K5 Global, është takuar me Kris edhe më parë, pasi ai u pa së fundmi në eventet e Kendel Jenner‘s tekila 818.

Kris Jenner u pa më vonë pranë vajzës së saj kur ata shkuan në shfaqjen e modës Dolce & Gabbana në Pulia. Kris ka qenë nën kritika të shumta për modifikimin e tepërt të fotove të saj për mediat sociale. Ajo dhe familja e saj akuzohen se kanë modifikuar fytyrat e tyre edhe në emisionin e tyre që transmetohet në Hulu.