Celebrities Showbiz

Edhe pse ishte kundër një formati të tillë, Luiz Ejlli bëhet pjesë e Për’puthen si opinionist!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Vetëm para pak javësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre dhe më pas kënga, titulluar ”Dy shotsa”, bëri paraqitjen e saj të parë në emisionin “Më Lër Të Flas”. Më pas publikoi edhe këngën, e cila u bë trend globalisht, titulluar “Përjetësisht”.

Deklarata e Luizit për pjesëmarrjen e Efit në “Për’puthen”, ku u shpreh se banorja vjen nga një program që ka si kryefjalë mashtrimin dhe theksoi se është turp për familjen dhe miqtë e Efit pjesëmarrja e saj në “Për’puthen”, ka ndezur jo pak debat gjatë qëndrimit të tij në BBV. Por mesa duket Luizi ka ndërruar mendje dhe do të shfaqet sot në emisionin e mashtrimeve dhe turpit si opinionist. Në një video të publikuar, këngëtari i dashur për publikun shihet duke biseduar me grimieren dhe shprehet se sot do bëhet nami në emision. Luizi shprehet:

Unë erdha të pi kafen, të fusin opinionist në “Për’puthen”. Ja futem unë direkt. Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes! Kur të thotë Bora Luiz ti ke patur një përshtypje shumë të keqe për “Për’puthen”. E kam pasur dhe e kam. E kam pasur, ç’është kjo e kam pasur?! Aa çdo bëhet sot në “Për’puthen” nami! Ishte Olsa aty jashtë, i thashë a të vij në “Për’puthen”, kot duke qeshur. Ç’pata unë isha mirë!

Ju rikujtojmë se, Luiz Ejlli ka qenë i pranishëm në ambientet e një spitali për festën e fëmijëve në datën 1 Qershor për t’i qëndruar pranë vogëlushit Joel së bashku me Fundjavë Ndryshe. Që prej moshës 6 muajsh ai vuan nga një sëmundje mjaft e rëndë të mëlçisë, duke mos patur mundësinë të festijë këtë ditë të gëzueshme si të gjithë fëmijët e tjerë. Këngëtari Luiz Ejlli i është bashkuar apelit, duke i kërkuar mbështetjen edhe ndjekësve të tij.