Celebrities Music Showbiz

Sukses brenda natës! Projekti i ri i Luiz Ejllit i afrohet Top 10 botërore!

Vetëm para pak javësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre dhe më pas kënga, titulluar ”Dy shotsa”, bëri paraqitjen e saj të parë në emisionin “Më Lër Të Flas”.

Më datë 4 Qershor artisti i njohur publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën e parë solo pas daljes si fitues nga edicioni i dytë i “BBV”. Projekti i tij më i ri titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Këtë nuk e themi ne, por faktet të cilat janë të regjistruara nga platforma më e madhe Youtube. E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga ka arritur të renditet gjatë ditës së djeshme në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën. Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë.

E teksa orët kanë kaluar, sot jemi zgjuar me disa shifra të tjera të cilat le të themi na kanë lënë pa fjalë. Luizi është shumë afër Top 10, pasi sot ai numërohet në vendin e 12-të. Përveç kësaj ai rezulton #6 në Gjermani, #7 në Austri, #7 në Maqedoninë e Veriut, #9 në Itali, #14 në Mbretërinë e Bashkuar, #25 në Zvicër, #32 në Greqi dhe #50 në SHBA. Interesante apo jo? Shtojmë këtu se ai renditet edhe në vendin e #50 në trending e të gjithë video-ve botërore në Youtube.

Nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe një tjetër sukses. Hashtagu #perjetesisht është bërë trending në Twitter, duke përfshirë gjithashtu diskutime të shumta rreth këngës së re të Luiz Ejlli. Përdoruesit e Twitterit po shprehin mendime dhe reagime të tyre ndaj këngës, duke komentuar vokalin e tij të shkëlqyeshëm dhe emocionet që transmeton me interpretimin e tij. Disa përdorues po ndajnë tekste dhe citime të preferuara nga kënga, ndërsa të tjerë po lavdërojnë arritjen e Luiz Ejlli në industrinë muzikore. Nëse nuk e keni dëgjuar akoma, mund të klikoni link-un e mëposhtëm: