Celebrities Showbiz

Efi flet për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe ka një mesazh për finalistët…

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Së fundmi ka ardhur një reagim nga Efi Dhedhes pas kësaj eksperience të paharrueshme. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Efi ka shprehur mirënjohjen për të gjithë mbështetësit e saj, si dhe u ndal më shumë dhe tek finalistët e tjerë. Ajo shkroi:

Krenare dhe e lumtur! Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen të të gjithëve ju. Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’i qëndroja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira. Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qëndroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë.

Më shumë se çdo gjë doja t’i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurtë dhe besnike dhe jam shumë mirënjohëse që i kam ngjarë atyre. “Big Brother VIP 2” i përket Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë! Krist Aliaj jam e bindur që do të shohim shumë gjëra të bukura nga ty në të ardhmen! Dea Mishel je një shembull për shumë vajza! Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqërinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi. Së fundi, dua të falënderoj ekipin dhe produksionin e “Big Brother” që më dhanë këtë mundësi për herë të dytë. Kjo përvojë ka ndryshuar jetën time dhe unë jam mirënjohëse për çdo moment. Faleminderit, faleminderit, faleminderit! Ju dua të gjithëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Efi (@efi.dhedhes)