Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.
Gjatë një darke me Gertin, bledin dhe Kristin, Gerti e ka pyetur Efin se si u ndje kur takoi Luizin tani që u rikthyer dhe si iu duk ribashkimi me të dhe banorja është shprehur shumë normalisht për këtë.
Nëse do të ishte Kiara dhe do të futesha unë, do e ndjeja. Kurse në këto momente ai nuk e kishte fokusin tek unë, kështu që nuk ndjeva ndonjë gjë të veçantë. E di që u kënaq me atë të veten. Ai njeri është shumë i vëmendshëm dhe nuk i shpëton gjë. Momentin që dëgjoi që vetëm njëri prej banorëve do të qëndrojë, atij nuk i interesova më unë. Ai i do të gjithë dhe i respekton të gjithë, edhe mua më do. Unë e kam parë dhe nuk kam nevojë për fjalë, se janë ca njerëz që nuk kanë nevojë të ta shprehin. Unë respektin e tij e kam marrë dhe e kam fituar me kohë
Me rikthimin e Efi Dhedhes, Kiara Titos dhe Ronaldo Sharkës në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, janë rikthyer edhe bisedat e orëve të vona mes tyre dhe Luiz Ejllit. Teksa ka biseduar me ta Luizi u ka treguar se çfarë i ka kërkuar Vëllait të Madh nëse ai e fiton “BBV2”