Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR, Gentian Vocaj tregon se çfarë e ngarkon trafikun në Tiranë dhe si të marrin masa qytetarët!

Sot, i ftuar në emisionin “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike, ishte Gentian Vocaj, përgjegjës për çështjet e qarkullimit në Bashkinë Tiranë për të na treguar se çfarë e ngarkon trafikun në Tiranë. Ai shprehet se:

Parkimi në Tiranë ka qenë një problem që ka ardhur duke u shtuar. Policia Bashkiake ka qenë duke u angazhuar dhe duke ndëshkuar çdo ditë parkimet e gabuara në çdo rrugë, në korsi biçikletash, në korsi autobusesh dhe në trotuare. Duke kontribuar tek parkimi kontribuon dhe në menaxhimin e trafikut në Tiranë. Ka nisur një bashkëpunim midis Policisë Bashkiake dhe asaj Rrugore duke u bërë edhe më i ngushtë.

Sa ndikon një parkim gjigant si ai tek sheshi “Nënë Tereza”, për të lehtësuar këtë lloj kaosi? Gentian Vocaj përgjigjet:

Bashkia e Tiranës ka investuar në parkimet me pagesë. Parkimi tek Tirana e Re, tek stadiumi “Selman Stërmasi” ose tek stadiumi “Air Albania”, u jep mundësi të parkojnë kundrejt një pagese minimale dhe kështu nuk do ndëshkohen as nga Policia Rrugore apo Bashkiake. Bashkia e Tiranës është e angazhuar që ta zgjidhë këtë problem qoftë duke shtuar numrin e vendeve të lira ose vendet e parkimit. Mesazhi jonë është që qytetarët para se të parkojnë duhet të shikojnë sinjalistikën, duhet të shikojnë vendet e lira apo parkime me pagesë. Në rast se parkojnë në korsi biçikletash, korsi autobusesh dhe trotuare, normalisht që do të ndëshkohen.