Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Ekskluzivisht për TAR, Ronela Hajati tregon se me cilin nga artistët e njohur do të ndajë skenën në Festivalin e Këngës!

E ftuar në emisionin “Live from Tirana” ditën e sotme ka qenë këngëtarja e njohur Ronela Hajati. Ajo ka folur në lidhje me të gjitha përgatitjet që po bën për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Këngës. Duke qenë se kënga e saj ka fituar goxha popullaritet, Ronela është shprehur se:

Pata kohën e mjaftueshme për të bërë një këngë të mirë. E kam pasur shumë qejf që fëmijë. “Eurovision” është i vetmi kompeticion, i cili i serviret në pjatë shqiptarit.

Në lidhje me realizimin e këngës, këngëtarja ka treguar:

Unë doja të bëja një këngë pa dalë nga vetja sepse kjo jam unë. Një këngë me ritëm edhe pse të gjitha këngët e mia kanë motive etno. Është e bukur, seksi, e këndshme dhe ka të veçantën e vet. Fillova punën për të dhe jua nxiva jetën Markos dhe Brizit. Jemi një mix, një trio ku të gjitha krijimet kanë arritur shumë sukses edhe pse që të më pëlqejë një gjë është shumë e vështirë sepse jam një virgjëreshë e çuditshme, detajiste, perfekte dhe dua gjëra të bukura.

Duke qenë se edhe kanë qarkulluar fjalë nëpër rrjete sociale se kënga e saj është e kopjuar, Hajati vendosi që t’i përgjigjej në këtë mënyrë:

Shumica e këngëve të mia janë të tilla. Ato duhet t’i dëgjojnë këngët e mia dhë pastaj të thonë se “Mata Hari” ka kopjuar këngën time. (qesh)

Për spekulimet në lidhje me zgjedhjen e fituesit të festivalit ende pa u mbajtur, përgjigjia e saj ishte shumë e thjeshtë.

Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më parë po këtë vit është një lëmsh mendjesh për fituesin e festivalit. Ka këngë shumë të bukura në festival. Ndoshta ndodh sepse ne jemi më komerçal. Mbase nga kjo po nuk e di. Unë uroj të dal mirë dhe siç dua unë. Unë jam e përmbushur me veten time.

Pse ka zgjedhur Ronela që ta mbajë fabulën e këngës sekrete?

Të gjithë kemi sekrete. Kemi qejf të lihemi ndonjëherë.(qesh)

Nëse Ronela Hajati do të ishte në juri si do të kishte vepruar?

Nuk e di, po të isha në juri do ta kisha thënë edhe pse do kisha votuar këngën time. Nuk e di kush është në juri. Nuk jam përfshirë shumë. Nuk dua të përjetoj stres, dua ta shijoj dhe të dal mirë. Është gjithçka e gjallë dhe live.

Gjithashtu këngëtarja bukuroshe ka dhënë më shumë detaje edhe në lidhje me performancën e saj live.

Ka shumë instrumente live, kënga ime, duhet parë sepse është një nga këngët më të vështira për t’u luajtur. Aty është skenë e madhe dhe nuk duken 25 performues. Nëse më shkon kënga dhë kërcimi siç dua, unë do ta thyej. Një lodhje me provat e baletit. Ndonjëherë them ç’mu desh. Je gjatë gjithë kohës në lëvizje. Sa herë kam qenë live në Pallatin e Kongreseve nuk i mbaj mend. Nata e parë është gjithmonë më torturuese se nata finale, sepse pastaj thua të dal si të dal, po nata e parë ka shumë rëndësi. 

Cili do të jetë artisti me të cilin Ronela Hajati do të ndaj skenën natën e dytë në Festivalin e Këngës?

Se di a më lejohet që ta them se mos po ha ndonjë gjobë por me Sabri Fejzullahun.

Nëse do të fitoje Festivalin e Këngës, si do të veproje?

Po fitova çfarë të pres më? Nuk e mendoj që do të fitoj por po fitova do qaj. Një fjalë të dëgjojnë japin të gjithë mendim. Unë nuk dua të bëj siç thonë njerëzit por dua të bëj si dua unë. Nëse fitoj kam shumë ëndrra që dua t’i bëj realitet.