Aktualitet

Eksploziv banesës së një gjykatësi në Shkodër!

Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një banesë në qytetin e Shkodrës dhe për fat të mirë, pa të lënduar. Por, raportohen dëme materiale. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 e mësohet se shtëpia ku qe vendosur eksplozivi, i përket Tonin Sterkajt, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Banesa e 62-vjeçarit gjendet në lagjen “Tom Kola” të qytetit verior. Në vendngjarje, grupi hetimor po vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Për momentin nuk ka shumë detaje dhe policia doli me një njoftim: 

Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për  sigurimin e provave me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.