Botë e Çuditshme Lifestyle Travel

Ekziston një vend në avion që pasagjerët nuk kanë asnjë shans ta shohin!

Gjenden disa zona sekrete në çdo aeroplan që pasagjerët nuk mund t’i shohin për asnjë arsye. Ato janë vendet ku pilotët dhe ekuipazhi i kabinës shkojnë për të pushuar gjatë fluturimeve të gjata. Ndryshe quhen ‘Crew Rest Compartments’ dhe vendndodhja e tyre në aeroplan ndryshon sipas markave. Në avionët më të rinj, si Boeing 787 ose Airbus A350, ato janë të vendosura mbi kabinën kryesore, por në aeroplanët më të vjetër, ato mund të jenë në bagazhin e ngarkesave ose thjesht në kabinën kryesore.

Ato janë dyshe, një për pilotët, i cili zakonisht ulet mbi kabinë dhe shpesh përfshin dy krevatë marinari dhe një ndenjëse. Një tjetër për ekuipazhin e kabinës, që zakonisht përmban gjashtë krevatë ose më shumë dhe vendoset mbi galerinë e pasme, zona nga pjesa e pasme e avionit ku përgatiten dhe ruhen ushqimet dhe pijet. Ndërkaq, për avionët, fluturimi në lartësi të tepërta shkakton komplikime serioze, duke kompromentuar ndër të tjera edhe funksionimin e motorit.

Sapo të tejkalohet pragu prej rreth 15 km, ndërsa lartësia e fluturimit të një aeroplani me pasagjerë është zakonisht rreth 10 km, dendësia e ajrit bie shumë, duke ulur të ashtuquajturën ngritjen e avionit. Nuk është një zog, por është një lloj avioni. Konkretisht, është një koncept inekzistent, por pa dyshim shumë i lezetshëm i quajtur ‘Sky Cruise’, një hotel fantastik qiellor me energji bërthamore.

Videoja e detajuar mbresëlënëse vizualizon një anije të madhe ajrore, e cila supozohet se është projektuar për të strehuar mbi 5000 të ftuar në fluturime pothuajse pa ndalesë. Krahas pamjeve madhështore të natyrës, duke përfshirë një vështrim nga afër të dritave veriore, ka gjëra në dukje të pafundme për të bërë, si restorante të bukura, një qendër tregtare gjigante, palestra, teatro, pishina, shërbime shëndetësore dhe mjekësore, hapësira eventesh dhe më shumë.