Celebrities Gossip Showbiz

Elgit Doda paralajmëron bashkëpunimin e ri muzikor me këngëtarin e njohur shqiptar!

Në datën 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë, e cila ishte edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Të dy i dhanë betimin njëri-tjetrit në altar, por nuk ishin vetëm, me ta ishte dhe djali i tyre.

Duket se çifti nuk ka planifikuar për momentin muaj mjalti, pasi që të dy kanë nisur punën me projektet e tyre. Elgiti ka paralajmëruar se kjo verë do të ketë shumë këngë të reja dhe bashkëpunime dhe vetëm pak më parë artisti ka postuar një foto nga një makinë duke na zbuluar dhe bashkëpunimin e tij të parë për këtë verë dhe do të jetë me këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giti (@elgitdoda)

Shumë të ftuar ishin personazhe të njohur që janë miq të ngushtë të Kleas dhe Elgitit që kanë ndarë shumë momente të bukura nga festa. Por shumë prej personazheve VIP të cilët mendohen se janë miq të mirë dhe kolegë të çiftit nuk ishin pjesë në dasmë.