Showbiz

Elia Zaharia dhe Princ Leka zbulojnë për herë të parë portretin e vajzës së tyre!

Më 22 tetor, Elia Zaharia dhe Princ Leka u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e stërgjyshes, Geraldinë. Lajmi i lindjes së saj mori edhe vëmendjen e mediave të huaja, që shkruajtën për ardhjen në jetë të vogëlushes. Ndër to ishte edhe media e njohur britanike, “Daily Mail”.

Ndërkohë, çifti mbretëror kanë postuar fotot e para të kartolinës së tyre familjare dhe në këtë mënyrë kanë prezantuar vogëlushen me gjithë botën. Ata kanë pozuar me një pemë Krishtlindjesh në sfond, ndërkohë që gjithë vëmendjen e ka marrë portreti i ëmbël i të voglës, Geraldine.

Me këto foto Elia dhe Princ Leka kanë uruar gjithë shqiptarët për festat e fundvitit.

“Të dashur miq e dashamirës, familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”