Celebrities Gossip Showbiz

Ellie Goulding fotografohet pa unazën e martesës, thuhet se i ka dhënë fund lidhjes me Caspar Jopling!

Këngëtarja e njohur Ellie Goulding është parë pa unazën e saj të martesës në mes të një krize me bashkëshortin e saj, Caspar Jopling. Këngëtarja 36 vjeçare dukej e zhytur në mendime teksa u pa duke dalë nga hoteli Treehouse në Marylebone të Londrës. Dalja vjen disa javë pasi u zbulua se Ellie dhe bashkëshorti i saj Caspar, kanë kaluar kohë të ndarë pas vështirësive në martesën e tyre, katër vjet pasi ata u martuan në York Minster.

Këngëtarja dhe partneri i saj filluan të takoheshin në vitin 2017 dhe u martuan dy vjet më vonë. Ata kanë mirëpritur djalin e tyre Arthur në 2021. Martesa e tyre përflitet se ka pasur kriza dhe se ata po kalojnë kohë larg njëri-tjetrit.

Rikujtojmë se Goulding ka reaguar për herë të parë mbi thashethemet se ajo e tradhtoi Ed Sheeran me ish-anëtarin e grupit “One Direction” Niall Horan shumë vite më parë. Goulding adresoi thashethemet kur një përdoruese e TikTok komentoi videon e saj në të cilën Ellie po kërcente me këngën e Harry Styles, “As It Was”.