Ellie Goulding është fotografuar në një nga daljet e saj të rralla publike me partnerin Beau Minniear dhe vajzën e tyre të porsalindur, Iris, teksa familja shijonte një shëtitje në rrugët e New York-ut.
Këngëtarja 39-vjeçare, e njohur për hitin “Love Me Like You Do”, u shfaq e qeshur dhe plot energji, ndërsa kalonte kohë me partnerin e saj 29-vjeçar. Në fotografitë e publikuara nga DailyMail, Beau shihet duke shtyrë karrocën e vogëlushes tre muajshe, ndërsa çifti dukej më i lumtur se kurrë.
Për daljen e tyre, Ellie kishte zgjedhur një stil të thjeshtë veror, me bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra xhins në ngjyrë kafe dhe atlete, ndërsa Beau u shfaq me një kanotiere të zezë, pantallona të shkurtra sportive dhe një kapele bejsbolli.
Përveç vajzës Iris, këngëtarja është edhe nënë e Arthur, djalit katërvjeçar që ka nga martesa me ish-bashkëshortin Caspar Jopling.
Gjatë shëtitjes, Ellie dhe Beau nuk i kursyen gjestet e dashurisë. Ata u panë duke qeshur, biseduar dhe shijuar momentet së bashku, ndërsa në një çast këngëtarja e përqafoi partnerin nga pas, një moment që nuk kaloi pa u vënë re.
Romanca e tyre u bë publike në shtator të vitit të kaluar, ndërsa disa muaj më vonë Ellie konfirmoi se ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Beau Minniear, i njohur për rolin në filmin “The Beekeeper”, ishte shfaqur edhe në videoklipin e këngës “Destiny”, duke e bërë lidhjen e tyre edhe më të komentuar.
Pak javë më parë, çifti ishte gjithashtu mes të ftuarve në dasmën madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce në New York, ku morën pjesë qindra personazhe të njohur nga bota e showbiz-it.