Celebrities Showbiz

Grimes ndërmerr hapin e rëndësishëm për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës!

Grimes po nxjerr në ankand dy nga aksesorët e saj ikonik nga eventi i “Met Gala 2021” për t’i ardhur në ndihmë familjeve me ngjyrë dhe indigjenë në Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Muzikantja 34-vjeçare, e bëri njoftimin të ditur për ndjekësit e saj, ditën e djeshme në llogarinë e saj në Instagram, duke informuar se ajo po shet maskën e fytyrës metalike të frymëzuar nga “Dune” nga pamja futuriste e vitit të kaluar për “të mbledhur para për të ndihmuar familjet e BIPOC të Ukrainës pasi ata kanë probleme me daljen në kufi”.

Maska e fytyrës me guaskë të fortë e markës Chris Habana vlerësohet me 1200 dollarë, ndërsa vathët nga Sofia Pavlova vlerësohen të jenë 1500 dollarë. Të dyja do të jenë të disponueshme në ‘Artsy’ deri në mbylljen e ofertave më datë 26 maj.

Hej djema! Unë po nxjerr në ankand gjëra nga look-u im në Met Gala vitin e kaluar për të mbledhur para për të ndihmuar që familjet e BIPOC të largohen nga Ukraina, pasi ato kanë probleme me daljen në kufi. @turnerturner dhe Galeria HVW8 ekspozuan veprat e 50 artistëve të shquar që synojnë të mbështesin Reagimin e Emergjencave dhe familjet BIPOC (indigjenë dhe njerëz me ngjyrë) brenda dhe jashtë Ukrainës. Çdo pjesë ofron një interpretim unik të temës “rezistenca”. Vepra do të nxirret njëkohësisht në ankand online nëpërmjet ‘Artsy’. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për ‘Diaspora Relief & Razom’, të cilat do t’i përdorin fondet për të siguruar ushqim, strehim dhe mbështetje për evakuimin e atyre që kanë nevojë. Ofertat do të jenë të hapura ekskluzivisht në ‘Artsy’ dhe do të mbyllen në orën 12:00 të enjten, 26 maj 2022.

https://www.instagram.com/p/Cdo9ReypAEs/

 

Aksesorët e “Met Gala” të Grimes janë midis dhjetëra veprave artistike që mishërojnë “rezistencën” dhe u shfaqën në një ekspozitë në galerinë HVW8 në Los Angeles në Kaliforni. Siç vë në dukje Grimes në postimin e saj, të gjitha të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për ‘Diaspora Relief & Razom’, të cilat të dyja ofrojnë përgjigje emergjente, ushqim, strehim dhe mbështetje evakuimi për ata që kanë nevojë në Ukrainë dhe në kufirin polak.

Vlen të përmendim se 2 muaj më parë Elon Musk dhe ish e dashura Grimes mirëpritën në fshehtësi fëmijën e tyre të dytë. Këngëtarja u detyrua të zbulonte në kopertinën e saj të ‘Vanity Fair’ se ajo dhe partneri i saj mirëpritën fshehurazi një vajzë, pasi vajza e saj filloi të qante gjatë intervistës.