Elon Musk ka shpenzuar miliona dollarë për të blerë avionin e ri privat me të cilin do të udhëtojë tani e tutje. Musk mund të deklarohet i pastrehë, pasi nuk zotëron asnjë pasuri të paluajtshme, megjithatë, së shpejti do të zotërojë një nga avionët privatë më të mirë në planet.
Shefi i Tesla-ss tashmë zotëron dy avionë privatë Gulfstream dhe po përgatitet të blejë një të tretë, megjithëse nuk është bërë e qartë nëse ai do të zëvendësojë ndonjë nga objektet ekzistuese fluturuese në koleksionin e tij. Musk do të blejë Gulfstream G700 prej rreth 80 milionë dollarësh.
Avioni konsiderohet si një nga avionët privatë më të mirë në planet. Edhe pse në thelb është versioni i përmirësuar i G650, ndërhyrjet që i janë bërë janë të konsiderueshme. Më e rëndësishmja prej tyre është gjatësia që është shtuar me 3 metra. Gulfstream G700 ka aftësinë për të udhëtuar me një shpejtësi maksimale prej 0,94 mach, gjë që e bën atë avionin privat më të shpejtë të disponueshëm sot.
Ndërkaq, rikujtojmë se një nga fëmijët e miliarderit të teknologjise ka nisur procedurën për ndryshimin e emrit dhe gjinisë. Këtë e raporton faqja amerikane “TMZ”. Xavier Musk, i cili është 18 vjeç, dëshiron të quhet Vivian Jenna Wilson, duke marrë mbiemrin e nënës së tij. Në dokumentet zyrtare të depozituara në një gjykatë në Los Anxhelos thuhet se djali i themeluesit të Tesla-s e nisi çështjen për shkak të identitetit gjinor dhe faktit që nuk dëshiron të jetë i lidhur me babanë e tij biologjik në asnjë mënyrë apo formë.