Bota Tech

Elon Musk teston Starlink-un në avionin e tij privat!

Elon Musk ka thënë së fundmi se është duke testuar internetin satelitor Starlink të SpaceX në avionin e tij privat. Me anë të një postimi në Twitter, miliarderi i teknologjisë ka shkruar:

Po testoj Starlinkun në aeroplan. Nevojitet pak lustrim, por po funksionon mjaft mirë.

Ai gjithashtu ka shkruar në Twitter se po punon duke udhëtuar me avion. Interneti satelitor Starlink i SpaceX tani është i disponueshëm në 32 vende të botës. Themeluesi dhe CEO i SpaceX, Musk tha përmes Twitter-it se Interneti Starlink tani është i disponueshëm në 32 vende, duke përfshirë pjesë të Australisë, Brazilit, Kilit, SHBA-së, Kanadasë dhe shumicës së Evropës dhe se pajisjet mund të dorëzohen “menjëherë”.

Kroacia fqinje është tashmë ndër vendet ku Interneti Starlink është i disponueshëm, ndërsa vendet e tjera të rajonit janë ende në pritje. Starlink erdhi në jetë vitin e kaluar, ku nga shtatori i vitit 2021 ishte i disponueshëm në 12 vende. Musk gjithashtu ka zbuluar një hartë të mbulimit të Starlink, ku e kaltra e lehtë tregon vendet ku Starlink është i disponueshëm, e kaltra pak më e errët përfaqëson vendet në “listën e pritjes” ndërsa e kaltra krejtësisht e errët tregon vendet ku Starlink do të jetë i disponueshëm së shpejti.

Starlink, ishte aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë, duke arritur së fundmi vendin e parë. Aplikacioni është shkarkuar gati 100.000 herë në Ukrainë, me shkarkime globale të trefishuara në dy javët e fundit. Starlink u bë i disponueshëm në Ukrainë disa ditë pasi Rusia nisi luftën, kur Ministri i transformimit digjital të vendit, Mykhailo Fedorov, iu lut Musk-ut përmes Twitter-it që t’i siguronte Ukrainës terminalet që mundësojnë shërbimin, një kërkesë që Musk e realizoi shpejt. Ndërprerjet e internetit kanë qenë një problem në rritje në Ukrainë që kur Rusia filloi pushtimin e saj disa javë më parë.