Celebrities Gossip Showbiz

Elvana Gjata ka një këshillë për të gjithë ndjekësit e saj!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Ditën e sotme Elvana ka postuar disa foto në profilin e saj në Instagram, pasi për disa ditë këngëtarja ka qenë në Belgjikë. Në disa nga fotot bukuroshja është e veshur me një kostum të zi dhe duke konsumuar një mollë jeshile, ku nuk ka munguar edhe një këshillë nga ana e saj për të gjithë ndjekësit:

Hani fruta, shmangni doktorët

Të shumtë janë ata që e pëlqejnë çdo projekt të Elvanës, por gjithashtu e vlerësojnë dhe për artisten me plot vlera por njëkohësisht edhe shumë të thjeshtë që ajo është. Para pak ditësh Elvana Gjata elektrizoi publikun e “Sunny Hill Festival” me performancën e saj, por emocionet më të mëdha me siguri i ka ndier një nga njerëzit më të dashur. Këngëtarja ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj për t’i uruar ditëlindjen babit të saj. Videon Elvana e postoi dhe në llogarinë e saj në Instagram,