Celebrities Showbiz

Veprimi emocionues i Elvana Gjatës për babain e saj në “Sunny Hill”!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri. Dhe, si gjithmonë salla arrin të mbushet plot me fansat e këngëtares.

Të shumtë janë ata që e pëlqejnë çdo projekt të Elvanës, por gjithashtu e vlerësojnë dhe për artisten me plot vlera por njëkohësisht edhe shumë të thjeshtë që ajo është. Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata elektizoi publikun e “Sunny Hill Festival” me performancën e saj, por emocionet më të mëdha me siguri i ka ndier një nga njerëzit më të dashur. Këngëtarja ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj për t’i uruar ditëlindjen babit të saj. Videon Elvana e postoi dhe në llogarinë e saj në Instagram, ku e shoqëroi me fjalët:

Gëzuar ditëlindjen babi! Je më i shtrenjti im!

Së fundmi dy nga këngëtaret shumë të njohura dhe të dashura për publikun kanë bashkuar forcat në një super bashkëpunim dhe janë pikërisht Dhurata Dora dhe Elvana Gjata. Dy bukuroshet kanë publikuar së fundmi  ‘Gajde’, e cila duket se po pëlqehet shumë nga ndjekësit. Por, nuk mbaron me kaq pasi pak më parë dy bukuroshet na kanë treguar se ‘Gajde’ ka arritur të renditet në vendin e parë në  Shqipëri dhe po ashtu në Zvicër duke u bërë kështu ‘trending’ dhe ndërkombëtarisht.