Celebrities Music Showbiz

Elvana Gjata rrëfehet e emocionuar për koncertin recital: “Kam flutura në stomak…”

22 qershori është dita më e rëndësishme për Elvana Gjatën, që mban koncertin e parë recital në stadiumin Air Albania. Këngëtarja vazhdon përgatitjet për koncertin “Dekada” që do të mbledhë mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium.

Mbrëmjen e kaluar Elvana ka qenë e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel ku ka treguar dhe disa detaje mbi koncertin si dhe emocionet që ka. Elvana tregoi se “ka një jetë që e mendon” një koncert të tillë.

Kjo është hera e parë dhe është historike që një artist shqiptar bën një koncert recital në Air Albania. Për mua është shumë krenari dhe përgjegjësi e madhe. Jam e lumtur dhe mirënjohëse që ia arrita kësaj dite. Është dëshirë shumë e hershmja imja.

Mbi 12 mijë bileta janë shitur deri më tani, ndërsa binjakët Donald dhe Romeo Veshaj e pyetën artisten se cila ka qenë gjëja më e vështirë për t’u përgatitur.

Është një mori gjërash që duhet ti krijojmë. Na duhet edhe t’i shpikim, sepse nuk ka asnjë strukturë. Çdo detaj është i ndërtuar me shumë dashuri. E di çfarë emocioni që është… nuk mund t’ua shpjegoj. Unë kam shumë vite që bëj muzikë. Shumë vite eksperiencë dhe shumë gjëra i përjetoj akoma si fëmijë. Që në momentin e parë që doli reklama, biletat e para që po shiteshin, ishte një emocion kaq i madh… kam ende flutura në stomakun tim. Më vlon gjaku nga gëzimi, nga dashuria, jam shumë me fat.