Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Emily Blunt tërhiqet nga aktrimi?!

Emily Blunt zbuloi gjatë një interviste të fundit se po pushon një vit të tërë nga aktrimi, për të kaluar më shumë kohë me familjen e saj. Aktorja 40-vjeçare ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj John Krasinski, me të cilin festoi së fundmi 13 vjetorin e martesës. Blunt e cila u pa kohët e fundit në premierën në Paris të filmit të saj të ri “Oppenheimer” nuk specifikoi se kur filloi kjo tërheqjë nga aktrimi, megjithëse tha për podcastin “Table for Two” se po e bën këtë pauzë për të kaluar më shumë kohë me fëmijët.

Këtë vit nuk jam duke punuar. Kam punuar shumë vitin e kaluar. Fëmijët më pyesin: ‘A do të më zgjosh? A do të më çosh në shkollë? Do të më marrësh? Do të më çosh në shtrat?’ Dhe unë vetëm duhet të jem aty. Dhe këtë e ndjeva për ta bërë dhe do ta bëjë.

Emily gjithashtu foli për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti Krasinski, zakonisht kalojnë mëngjeset e tyre së bashku. Blunt luan Kitty Oppenheimer, gruan e J.Robert Oppenheimer të Cillian Murphy në filmin e ri biografik “Oppenheimer” që vjen në kinema më 21 korrik. Ajo do të shihet më pas në “Pain Hustlers”, duke luajtur së bashku me Chris Evans, Andy Garcia dhe Catherine O’Hara.

Nëna e dy vajzave, ka folur gjithashtu në një intervistë për ‘Porter Magazine’ se sa e vështirë është të jesh një nënë në karrierë. Aktorja ka pranuar se i është dashur të punojë shumë dhe madje e ka pasur të vështirë të gjejë një ekuilibër.

Unë e gjej veten duke u përpjekur të shpjegoj ose të kërkoj falje. Është interesante që ne gratë ende mendojmë se duhet të kërkojmë falje që zgjodhëm të punojmë, gjë që nuk është kështu për meshkujt. Ne e normalizojmë këtë.