Celebrities Music Showbiz

Eminem pritet që të jetë pjesë e festivalit më të njohur në Mbretërinë e Bashkuar?!

Gjatë këtyre ditëve po diskutohet nëse ikona e muzikës Eminem do të jetë një nga performuesit kryesor në “Glastonbury 2023”. Reperi 49-vjeçar do t’i bashkohet grupit “The Arctic Monkeys” si interpretues verën e ardhshme. Një burim tha për rubrikën Bizarre të gazetës The Sun u shpreh se:

Eminem kërkohet nga një numër shumë i madh në Glastonbury dhe për këtë arsye janë zhvilluar edhe bisedimet. Datat e tij janë të gjitha të rezervuara dhe nëse mund ta marrin atë në bord, do të jetë hera e parë që ai ka luajtur ndonjëherë në atë festival. Eminem është një nga reperët më të mëdhenj në planet dhe ta kesh atë do të ishte e pabesueshme. Ekziston edhe një faktor i madh nostalgjie me Eminem. Ai ka më shumë se 25 vjet dhe të gjithë e njohin muzikën e tij. Do të ishte një moment vërtet i veçantë, jo vetëm për të, por për të gjithë në festival.

Së bashku me Eminem duke bërë debutimin e tij në festival, “The Arctic Monkeys” nga ana tjetër do të rikthehen për herë të tretë, pasi ishin në “Glastonbury” në 2003 dhe 2013.

Grupi është në procesin e krijimit të ekipit të tyre dhe po punojnë për ta bërë performancën e tyre një nga më të paharrueshmet e Glastonbury. E sa i përket Eminem, mbetet të shihet se çfarë do bëhet ditëve në vijim.

Kujtojmë gjithahtu se Eminem së bashku me Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige dhuruan një super atmosferë në “Super Bowl”.