Celebrities Gossip Showbiz

Emocionuese! Fero dhe Arbenita bëhen prindër për herë të parë…

Reperi Fero është bërë baba për herë të parë. Në orët e para të ditës së sotme, modelja Arbenita Ismajli solli në jetë fëmijën e saj të parë nga martesa me reperin Fero.

Madje ishte vetë Arbenita ajo që na bëri me dije këtë lajm kaq të mrekullueshëm, duke postuar një fotografi pranë foshnjës.  Gjinia e foshnjës është vajzë, por ende nuk është zbuluar emri i saj.

Modelja preferoi që të mos ia tregonte fytyrën vogëlushes së sapolindur, por tregoi se ajo lindi mëngjesin e kësaj dite.

Gjithashtu edhe Fero s’ka pak minuta që ka ndarë një fotografi të ëmbël pranë vogëlushes, me Arbenitën.

https://www.instagram.com/p/COC-yjwh6pF/?utm_source=ig_web_copy_link

Kujtojmë se Arbenita dhe Fero para pak muajsh kurorëzuan dashurinë me martesë, ndërsa deri në fund të shtatzënisë ajo nuk tregoi se është në pritje të ëmbël.