Celebrities Gossip Music Showbiz

Enca bënë bashkë Kurdistanin dhe Shqipërinë në një projekt muzikor!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Bukuroshja ka vendosur të rikthehet në muzikë dhe ka treguar se ka gati këngën e saj të re, e cila titullohet “Kalle”. Duket se pritjes i erdhi fundi, pasi me anë të një postimi në Instagram, Enca ka lajmëruar se kënga do të publikohet në 8 Qershor. Ajo për të cilën ne nuk ishin në dijeni është se ky projekt i ri është një bashkëpunim me një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi dhe të dy artistët janë shprehur se ky ‘mix’ i Kurdistanit dhe Shqipërisë do të jetë një ‘bomb’.

Një ndër postimet e fundit të këngëtares që ka bërë shumë bujë ka qenë edhe një video që Enca ka postuar në Instastory, ku është shfaqur duke u puthur në buzë me një mikeshën e saj në një festë në Dubai, postim i cili u fshi më vonë nga këngëtarja. Nuk e dimë nëse ka qenë një puthje miqësie apo diçka më shumë se aq.