Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Enca sapo na prezantoi me të dashurën e re të saj?

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. Ajo shpesh bën postime, të cilat marrin shumë vëmendje dhe bëjnë shumë bujë. Një ndër to ka qenë edhe një video që Enca ka postuar në Instastory, ku është shfaqur duke u puthur në buzë me një mikeshën e saj në një festë në Dubai, postim i cili u fshi më vonë nga këngëtarja. Nuk e dimë nëse ka qenë një puthje miqësie apo diçka më shumë se aq.

E teksa prej muajsh na ka treguar se ka qenë duke pushuar në plazhet më ekzotike të botës si Dubai apo Zanzibari i Tanzanisë, duket se bukuroshja ka vendosur të rikthehet në muzikë.

Ose të paktën këtë kuptojmë në një nga postimet e saj më të fundit ku teksa ka treguar foto të sajat profesionale, ‘look-u’ i saj shumë i veçantë na ka bërë të dyshojmë se mos ndoshta mund të jetë pjesë e ndonjë projekti të ardhshëm të saj. Epo, Enca besojmë se tani erdhi koha të sjellësh diçka të re për këtë sezon veror.