Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Endri dhe Stefi Prifti: “Eurovision-in e drejtojnë një grup vagabondësh dhe zagarësh, fituesi u përcaktua 6 muaj para!”

Të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishin vëllezërit Prifti. Këngëtarët Endri dhe Stefi Prifit dhanë një intervistë shumë të veçantë në Top Albania Radio këtë të mërkurë, teksa folën për muzikën dhe jo vetëm. Ashtu siç jemi mësuar me ta, dy vëllezër shumë të talentuar dhe ‘pa doreza’ në ato që thonë, nuk mund të mungonin me një koment lidhur me Eurovision-in ku ata ishin po ashtu pjesëmarrës këtë vit.

Por sipas dy artistëve, ky festival është i manipuluar dhe kënga e tyre nuk u vlerësua ashtu siç duhej.

Endri: Kënga jonë duhet të ishte në vend të parë, të zbritej 100 shkallë poshtë dhe pastaj të vendosej vendi i dytë dhe vendi i tretë. Kjo është këngë me mesazh që duhet të shkojë në Eurovision. Ta keni me garanci që vendoset 6 muaj para se kush fiton festivalin. Është një grup vagabondësh që drejtojnë këtë festival dhe e kanë vendosur 6 muaj para, të gjitha të vendosura me kalem. Unë prapë do shkoj në mes të atyre zagarëve. 

Stefi: Festivali kombëtar dëshiron të përfaqësoj në Eurovision, por duhet të ndahet nëse çmimi i parë i festivalit kombëtar i jepet kujt do shkojë në Eurovision apo të jepet me meritë vlere artistike. Çmimi i parë vlerësohet me ‘kërkesat’ e Eurovision. Kjo këngë e përfaqësonte në nivelin më të lart artistik Shqipërinë.