Celebrities Gossip Showbiz

“Epoka e lumtur…”, Kim Kardashian tregon se nuk i intereson asgjë që qarkullon përreth së fundmi!

Kim Kardashian e ka bërë të qartë se e ka shijuar jetën këtë periudhë pavarësisht zhvillimeve të fundit të ish-bashkëshortit. Kanye West i cili thuhet se u martua me stilisten e “Yeezy” Bianca Censori në një ceremoni private që u zhvillua në Beverly Hills. Megjithatë, biznesmenia e njohur ka postuar në Instagram tre foto të reja dhe ka deklaruar se ka kaluar një “epokë të lumtur”. Kardashian i ka lyer sërish flokët të zeza, pasi vitin e kaluar kaloi në bjonde.

“Ja ku është ajo!! Më ka marrë malli për Kim brune!!” Artistja e grimit Ashley Kholm komentoi foton.

Ndërkohë, West tërhoqi sërish vëmendjen javën e kaluar pasi dolën raporte që theksonin se ai po martohej me një punonjëse të kompanisë Yeezy, e cila ka punuar si projektuese për markën për disa vite.

Sipas Page Six, çifti nuk ka paraqitur një certifikatë martese për ta bërë martesën e tyre të ligjshme. Ndërkohë, familja e Kardashian është e shqetësuar për ndikimin që kjo martesë do të ketë tek katër fëmijët e tij me Kim. Një burim për Page Six është shprehur se:

Familja nuk po e merr këtë ende si martesë. Ata nuk e dinë se çfarë është. Ata nuk janë të sigurt nëse është një marifet PR. Ata po presin të shohin nëse ai kërkon dokumente. Ata janë nervozë sepse nëse është e vërtetë, ajo do të kishte ndikim në jetën e fëmijëve.