Celebrities Gossip Showbiz

“Po përpiqet të traumatizojë fantazmat e grave ikonike…”/Të gjithë kundra Kim Kardashian!

Blerja më e fundit historike e yllit televiziv Kim Kardashian ka nxitur reagime te ndjekësit. Sotheby’s njoftoi se Kim kishte shpenzuar mbi 197,453 dollarë për gjerdanin kryq ametist të Princeshës Diana. Lajmi nuk u prit mirë në mediat sociale. “Ajo me të vërtetë po përpiqet të traumatizojë fantazmat e grave ikonike,” shkroi në Twitter Def Noodles, ndërsa një tjetër shkroi: “Duke menduar për përkushtimin e Kim për t’u lidhur me trashëgimitë tashmë ekzistuese të modës të njerëzve të vdekur”.

“Ky gjerdan duhet t’i kishte shkuar njërës prej mbesave të Dianës”, tha një tjetër. “Ajo do ta dëmtojë ashtu siç dëmtoi fustanin e Marilyn-it”, shkroi një tjetër fanse e shqetësuar. Sipas një artikulli të Forbes për kryqin pati katër oferta gjatë pesë minutave që zgjati ankandi dhe u shit për 163,800 paund, më shumë se dyfishi i vlerësimit fillestar.

Kryqi Attallah u ble fillimisht nga biznesmeni Naim Atala në vitin 1980 dhe duke qenë se kishte miqësi me të, ai ia dha disa herë “borxh” Princeshë Dianës. Rikujtojmë, se së fundmi Kim Kardashian ka ndarë një seri citatesh thumbuese në llogarinë e saj në Instagram menjëherë pas publikimit të lajmeve se ish-bashkëshorti i saj Kanye West është martuar fshehurazi me stilisten e komapnië së tij ‘Yeezy’, Bianca Censori. Reperi, 45-vjeçar, thuhet se ka mbajtur një ceremoni private me Bianca-n dhe dyshja janë parë me unazë martese në duar.