Celebrities Gossip Showbiz

“Erdha nga hiçi dhe fitova midis 100 vetave…”, Kiara Tito rrëfen periudhën më të bukur në karrierë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në rrëfimin e jetës së saj, Kiara Tito ka folur për periudhën që ka jetuar në Itali dhe më pas rikthimin në Shqipëri. Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e njohur u shpreh se viti më i bukur që ajo mban mend është 2017 pasi nisi punë në Top Channel.

 Ëndrra e çdo moderatori është të ketë një emision në Top Channel. Unë erdha nga hiç dhe fitova midis 100 vetave dhe u bëra pjesë e një emisioni, i cili ndiqej goxha, kishte popullaritet. Më dukej si një ëndërr që e kisha ëndërruar për 20 vite me radhë. Ja arrita, ja dola. Për dy vite punova në Top Channel, nga mëngjesi në darkë isha këtu. Kjo është shtëpia ime e dytë, kështu e kam quajtur.

Luizi dhe Kiara kanë patur një ditë të ngarkuar në shtëpi ditën e sotme teksa mes çiftit nuk kanë munguar as debatet. Luizi është shprehur që Kiara e ka bërë të duket si ‘legen’, teksa ka qenë moderatorja ajo e cila e ka kundërshtuar duke përforcuar mendimin e saj, se ajo vetëm ka krijuar idenë se Luizi është i nxituar. Në këtë bisedë ka marrë pjesë dhe Amos i cili i ka thënë Luizit se është mashkull me shumë fat që ka një femër në krah si Kiara e cila nuk jepet kollaj.