Health & Beauty

Është pija juaj e preferuar ama ndikon në formimin e mpiksjes së gjakut…

Së fundmi, një hulumtimi i ri ka përcaktuar se disa zakonte të tilla si pirja e pijeve tuaja të preferuara, ndikojnë në formimin e mpiksjes së gjakut. Formimi i mpiksjes së gjakut mund të jetë kërcënues për jetën, ndaj duhet të reagoni në kohë nëse shikoni ndonjë ndryshim. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se kafeja kontribuon në formimin e trombozës venoze. Kirurgu vaskular Dr.Mark Whiteley tha se:

Dehidratimi ndikon në përbërësit e gjakut, duke e bërë gjakun më të trashë dhe më ngjitës. Gjaku rrjedh më ngadalë nëpër vena sesa nëpër arterie. Prandaj dehidratimi i shton mundësitë për të formuar mpiksje gjaku në vena. Çaji, ashtu si kafeja, përmban kafeinë dhe për këtë arsye përkeqëson dehidratimin dhe të njëjtin efekt ka edhe alkooli. Dehidratimi do të thotë që trupi humbet më shumë ujë sesa merr. Pa ujë të mjaftueshëm, trupi nuk mund të funksionojë siç duhet.

Rikujtojmë, se brenda dhjetë minutave të para, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe përhapet në të gjithë trupin tuaj, duke bërë që presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës të rriten. Në një periudhë deri në 20 minuta, lidhet me receptorët e adenozinës, duke neutralizuar lodhjen. Sa më shumë kafe të pini, aq më shumë receptorë adenozine formohen, që do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë kafe për të qëndruar zgjuar tani sesa kur keni filluar ta pini për herë të parë në rininë tuaj.