Celebrities Gossip Showbiz

“Është pretendente për të fituar çmimin e madh…”, për kë e kanë banorët?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Juli, Gracianodhe Erjola kanë analizuar lojën e Eglës në “Big Brother VIP3”, duke u shprehur se banorja do të jetë në finalen e reality show-t sepse sipas tyre, ajo është një lojtare e fortë.

Graciano: Është e padiskutueshme që shkon në finale

Juli: Po more burrë

Erjola: S’ka sens që të shkojnë në finale te tre aleatët, por kjo (Egla) shkon është e padiskutueshme

Juli: Kjo është pretendente për të fituar çmimin e parë e jo më të shkojë në finale

Graciano: Është pretendente e fortë shumë

Juli: Është bërë, s’ka qenë kështu deri para dy javësh

Erjola: Te dhoma e bardhë e mori

Juli: Unë besoj që Romeo nuk e fiton

Graciano: Nuk e di se çfarë bëhet jashtë por mesa shoh unë me fituar Romeo është me vëmë duart në kokë

Vetëm pak më parë teksa konsumonte drekën në oborr, Egla i ka kujtuar Romeos historinë e këllqeve. Kujtojmë se disa javë më parë Albi Nako i është drejtuar Romeos me këto fjalë: “Ti nuk ke këllqe vëlla”, fjalë të cilat Albi ia ka dërguar përsëri me mesazhet e “Big Love” mbrëmjen e djeshme. E teksa Egla ia ka rikujtuar, Romeo është nxehur dhe të dy kanë debatuar.