Music South Outdoor Festival - News

Eventi që nuk duhet humbur, “South Outdoor Festival” – Powered by Coca Cola Zero!

“South Outdoor Festival” është një festë e të gjitha aktiviteteve jashtë në natyrë: sportit, kulturës, traditës, muzikës, natyrës dhe ushqimit. Duke u zhvilluar çdo vit në fshatin Borsh, në jug të Shqipërisë, festivali fton pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe Europa të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, duke shijuar dhe përjetuar veçantinë që e bën mahnitëse Rivierën e bukur të Shqipërisë.

Ky festival unik kombinon sportin, lojërat, kulturën, traditën, ushqimin, muzikën, argëtimin dhe shumë më tepër. Me më shumë se 40 aktivitete të ndryshme në natyrë, të synuara për të gjitha grupmoshat dhe prejardhjet, ka diçka për të ofruar për të gjithë.

Festivali më i shumëpritur “South Outdoor Festival” rikthehet edhe këtë vit në Borsh, në jugun e mrekullueshëm të Shqipërisë. Ky event 4-ditor siguron argëtim pa fund dhe eksperienca unike dhe të papërsëritshme.

Ju mirëpresim në Chill Zone Coca-Cola Zero, për ditë të paharrueshme në “South Outdoor”. Muzikë, festë, argëtim pafund dhe eksperienca unike dhe të papërsëritshme. Ejani dhe na vizitoni, sepse ju mirëprsin edhe intervista me artistë si edhe shumë dhurata.

Ne në Top Albania Radio do të sigurohemi që të gjithë dëgjuesit tanë besnikë ta shijojnë të gjithë eventin live nga Chill Zone Coca-Cola Zero. Nuk duhet humbur kurrsesi!

Powered by Coca Cola Zero